Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin lëvizjet në Policinë e Shtetit, Burgaj emëron drejtuesit e rinj
English

Nisin lëvizjet në Policinë e Shtetit, Burgaj emëron drejtuesit e rinj

Tiranë, 4 Nëntor NOA - Disa ditë pas emërimit të tij në krye të Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Hysni Burgaj ka kryer sot lëvizjet e para duke ndryshuar stafin e tij dhe emëruar drejtues të rinj të policisë në disa qarqe të vendit.

Në minutën e fundit, u njoftua edhe se Drejtues Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së policisë së Qarkut Elbasan.

Ndërkohë Ilia Nasi emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, deri tani Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Shtetit personat që u emëruan sot nga drejtori Burgaj janë si më poshtë:

Hamdi Fjora emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, deri tani drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Rasim Borishi, emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike.

Muhamet Rrumbullaku, ish drejtor i Policisë së Tiranës, emërohet drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Drejtor i Qendrës së Formimit Policor.

Nazmi Kotarja, emërohet Drejtor i Qendrës së Formimit Policor, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Ali Elezi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër.

Muharrem Furriku, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës.

Mërgim Hoxha, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë.

Shemsi Premçi, emërohet Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.

Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.

K/Komisar Saimir Muça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, deri tani Zv/ Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.

K/Komisar Altin Qato, emërohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat.

Bernard Çaushi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat.

Emri Vata, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë.

Edmond Rizai emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, deri tani Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Arjan Muça, emërohet Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërsa për dy drejtorat e policisë së qarkut të Gjirokastrës dhe Vlorës ende nuk janë marrë vendimet. Të dy drejtuesit janë në pritje të emërimit.

m.i/NOA

KOMENTE