English

Rrugorët e kryeqytetit, 1024 gjoba në një ditë

Tiranë, 4 nëntor, NOA - Në kuadrin e aksionit policor për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka vendosur në total 1024 masa administrative dhe ka pezulluar 3 leje drejtimi.

Por burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se janë pezulluar për mos shlyerje të detyrimeve edhe 20 leje qarkullimi të automjeteve, ndërsa thuhet se nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga Posta Shqiptare 425 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.

Bëhet em dijeni se shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë kontrollet në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

Në të njëjtën kohë, shërbimi i Policisë së Tiranës ftojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të zbatuar me përpikmëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor.

n.e/NOA

KOMENTE