English

SHBA, në shtëpinë e përdhunuesit gjenden 10 kufoma

Amerikë, 4 nëntor NOA - Në shtëpinë e përdhunuesit në Cleveland të Ohio-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, policia ka gjetur 10 kufoma dhe kafkën e një personi të 11-të.

Sipas autoriteteve vendase viktimat mund të jenë gra, ndërsa numri i mund të rritet.

Kërkimet rreth banesës së 50-vjeçarit Anthony Sowell po vazhdojnë për të zbuluar nëse janë fshehur eshtra të viktimave të tjerë.

Ka qenë një vajzë indicia e zbulimit të kufomave në banesën e 50-vjeçarit.

Vajza denonconi në polici se Sowell se e kishte përdhunuar, gjë e cila detyroi policinë të ushtrojë një kontroll rutinë në banesën e të akuzuarit.

Por ajo që duhet të ishte një kontroll rutinë është kthyer në një zbulim të tmerrshëm për policinë e cila fillimisht gjeti eshtrat e gjashtë personave dhe pas kontrolleve të imtësishme u gjetën edhe eshtrat e katër personave të tjerë si dhe kafka e një personi.

Sipas hetuesve Sowell dyshohet se i joshte gratë për t'i dërguar në banesën e tij ku më pas i mbyste dhe i fshihte në banesë.

k.k/NOA

KOMENTE