Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superhajduti 12-vjeçar i vjedh ushtarakut pistoletën brenda në banesë
English

Superhajduti 12-vjeçar i vjedh ushtarakut pistoletën brenda në banesë

Tiranë, 4 nëntor NOA - Superhajduti, 12-vjeçar Markeljan C, ka qenë sërish sot në polici.

Ende pa mbushur 10 ora kur u largua nga ambientet e komisariatit të policisë nr.4 në Tiranë pasi ishte shoqëruar për një vjedhje, i mituri është rikthyer sërish për një tjetër vjedhje.

Kësaj herë "shënjestër' e tij ishte një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes së cili Markeljani i kishte hyrë në banesë ku i vodhi atij pistoletën e shërbimit.

Gjithçka ndodhi në orët e para të ditës së sotme në rrugën "Dalip Topi", lagja Qesarakë në Tiranë kur i mituri ka hyrë në banesën e 50-vjeçarit Mehmet L.

Në bazë të dëshmisë së këtij të fundit, autori ka vjedhur në banesë e tij 3000 lekë dhe pistoletën e tij të tipit "Makarov".

Policia u vu menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk ka qenë e vështirë për policinë të identifikojë autorin e vjedhjes sapo një dëshmitarë tregoi se kishte parë një djalë të vogël t'i afrohej banesës.

Markeljani ishte i lirë dhe vetëm kaq mjafton që policia të dyshoje se kjo ishte një vepër e radhës së tij.

Policia mundi të gjente të miturin dhe të kryente shoqërimin e tij në komisariat.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 12-vjeçarit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale pistoleta e tipit "Makarov".

Pasi u mor në pyetje ai u la i lirë për shkak të moshës së mitur ndërsa do të hetohet më tej për veprën penale të "vjedhjes".

Â

k.k/NOA

KOMENTE