Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon dhunën ndaj Bazes
English

Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon dhunën ndaj Bazes

Prishtinë, 4 nëntor NOA - Për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze ka reaguar sot edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët dënojnë sulmin që ndodhi më 2 nëntor në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë kur u dhunua nga biznesmeni Rezart Taçi dhe truprojat e tij gazetari Baze.

"Sulmin ndaj gazetarit dhe botuesit të gazetës "Tema", Mero Baze, UGK e konsideron si të pa pranueshëm dhe si cenim i shprehjes dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës, përshëndet reagimet e kolegëve të tyre ndaj sulmin mbi gazetarin Mero Baze, ndërsa kërkon nga ta që sa më shumë të bëjnë presion mbi institucionet e Republikës së Shqipërisë por edhe të mekanizmave ndërkombëtar që fajtorët e sulmit të vijnë para drejtësisë" thuhej në deklaron e UGK-së.

"Unioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër aktet e tilla të cilat janë të pa pranueshme dhe janë hap prapa drejt integrimeve euroatlantike.

Me këtë sulm fizik, ndaj Bazes edhe njëherë u pa qartë se vendet në rajon kanë probleme me lirinë e shprehjes" thuhej më tej në deklaratën e Unioni të Gazetërev të Kosovës.

k.k/NOA

KOMENTE