Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhvillohet mbledhja e Grupit të Punës për Vaditjen, gati fondi
English

Zhvillohet mbledhja e Grupit të Punës për Vaditjen, gati fondi

Tiranë, 4 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e Grupit të Punës për Vaditjen, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm dhe mënyrat më efiçente në hartimin e projekteve për të vendosur sistemin më të mirë dhe më bashkëkohor të vaditjes në vend.

Në këtë mbledhje merrte pjesë Ministri i  Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit zoti Genc Ruli dhe grupi i ekspertëve dhe specialistëve të fushës.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi aspekte të ndryshme për krijimin e një sistemi modern dhe bashkëkohor të vaditjes si nevojat për rehabilitimin e infrastrukturës së ujitjes, nevoja për projekte të reja me financime të donatorëve, përgatitja e projekteve të zbatimit, administrimi i ujitjes, objektet kryesore dhe impakti i pritshëm i investimeve të parashikuara për vitin 2010-të për ujitjen dhe kullimin.

Gjithashtu, u diskutua mbi zhvillimet e deritanishme në problematikën e vaditjes në vend si dhe në përcaktimin e një plani veprimi kombëtar lidhur me këtë fushë prioritare për qeverinë shqiptare, në kuadër të projekteve, sugjerimeve dhe ideve për një sistem sa më bashkëkohor, efikas dhe afatgjatë të vaditjes.

Kryeministri Berisha theksoi se është i domosdoshëm një partneritet sa më i ngushtë me pushtetin vendor në këtë drejtim, një thellim i rolit të autoriteteve lokale duke filluar që nga hartimi dhe propozimi i projekteve që prekin direkt interesin e fermerëve dhe jetën e tyre të përditshme.Â

Në mbledhje u diskutua dhe për fondet për vaditjen dhe prioritetin që marrin zona që kanë nevoja imediate për vaditje dhe që kërkojnë një mobilizim maksimal të fondeve në këtë drejtim.

k.k/NOA

Â

KOMENTE