Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abuzimet me KEMP-in, arrestohen për mitmarrje 3 mjekë
English

Abuzimet me KEMP-in, arrestohen për mitmarrje 3 mjekë

Tiranë, 5 Nëntor NOA - Nuk kanë kaluar pak orë nga akuza që kryeministri Berisha u bëri indirekt bluzave të bardha dhe në duart e policisë së shtetit kanë përfunduar 3 mjekë që në këmbim të parave nxirrnin pacientë në kemp, pa asnjë kriter ligjor.

Tre mjekët janë anëtarë të Komisionit Mjeko-Ligjor dhe sot në mesditë ata u kapën në flagrancë ndërsa merrnin para në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.

Mjekët e akuzuar janë Ervedin Sabit Pudre, vjeç 49, lindur në Dibër dhe banues në Elbasan, mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit, Adrian Agim Palloshi, vjeç 43, lindur në Tiranë dhe banues në Elbasan, mjek urolog në spitalin e Elbasanit, Astrit Xhelo Leka, vjeç 62, lindur në Bërzeshtë Librazhd dhe banues në Librazhd, mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit.

Tre shtetasit e mësipërm, anëtarë të Komisionit Mjeko Ligjor për dhënien e Invaliditetit në punë, janë kapur në flagrancë në një nga zyrat e agjencisë të sigurimeve shoqërore Gramsh, pas një hetimi disa mujor, duke u marrë para qytetarëve banorë të rrethit Gramsh në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas duke qenë anëtarë të këtij komisioni, në bashkëpunim gjatë vlerësimit dhe përcaktimit të grupit të invaliditetit, u nxirrnin qytetarëve pengesa pa shkaqe ligjore në lidhje me dokumentet e paraqitura, kategorinë e sëmundjes dhe grupit të invaliditetit.

Këto veprime të kundërligjshme i kanë kryer me qëllime presioni, që ata të paguanin para në shuma të ndryshme në këmbim të nënshkrimit të raportit mjeko-ligjor, për grupin e invaliditetit të kërkuar.

Në momentin e kapjes në flagrancë të mjekëve, të cilët tentuan të fshehin provat materiale, iu gjetën dhe sekuestruan një shumë prej 65 000 lekë të rinj, që ua kishin marrë 9 qytetarëve, të cilëve do t'u vlerësohej nga ky komision dokumentacioni i paraqitur për përcaktimin e grupit të invaliditetit dhe përfitimin e pensionit të invaliditetit.

Nga strukturat e policisë janë kapur dhe shoqëruar për kryerjen e veprimeve procedurale edhe qytetarët të cilët kanë paguar para për përfitimin e grupit të invaliditetit.

Ndërkohë strukturat e policisë vazhdojnë punën për dokumentimin e plotë të gjithë rasteve dhe personave të implikuar.

m.i/NOA

KOMENTE