English

Është zyrtare, "Toyota" vendos përfundimisht largimin nga Formula 1

Tiranë, 5 Nëntor NOA - "Toyota" i ka braktisur zyrtarisht garat e Formula 1 dhe kjo u bë e ditur nga vetë autoritetet e kompanisë që pohuan lajmin, pak ditë pas mbylljes së kampionatit që pritet të rinisë fillimpranverën e ardhshme.

Në këtë mënyrë, ka ndodhur ajo përflitej gjatë sezonit, kur drejtuesit ishin shprehur se do të merrnin një vendim të tillë, pas përfundimit të garave.

Për shkak të problemeve të mëdha ekonomike, që po kalon kompania e njohur e makinave në Japoni, "Toyota" nuk do të jetë në garat e një edicioni më tej.

Lajmi është bërë i ditur, pas një deklarate zyrtare që nxori kompania japoneze.

"Nuk janë të mjaftueshme burimet e kompanisë, për të ndërtuar një skuadër që do të garantojë sukses në garat e mëtejshme", - është deklarata që lëshoi drejtuesi i "Toyota", Akio Toyota.

Dihet se kriza botërore ka prekur rëndë sektorin e makinave. Janë disa kompani që po merren me ndryshime të mëtejshme.

Më parë edhe "Honda" bëri të njëjtën gjë, duke u tërhequr nga garat e edicionit të ardhshëm.

"Toyota" është e dyta dhe lëvizje të tjera mund të ndodhin në të ardhmen, pasi janë edhe kompani të tjera me probleme të ngjashme financiare, shkaktuar prej krizës botërore.

e.r/NOA

KOMENTE