English

Laingen: Ju rrëfej si u mora peng bashkë me 53 diplomatë amerikanë

Tridhjetë vjet më parë, një grup studentësh iranianë morën peng 53 diplomatë amerikanë dhe stafin e ambasadës amerikane në Teheran. Në mesin e tyre ishte dhe Bruce Laingen, atëherë i ngarkuar me punë i Shteteve të Bashkuara. Apeli: SHBA dhe Irani të gjejnë bazën e raporteve të reja

Nga Golnaz Esfandiari*

Çfarë ishin mendimet e juaja të para kur studentët hynë në ambasadë, më 4 nëntor të vitit 1979? Mendimet e mia të para ishin: shoku, zemërimi, befasia - të gjitha emocionet njerëzore. Kisha shpresuar se nuk do të ndodhte.

Kishim supozuar se diç e tillë mund të kishte ndodhur në kontekstin e revolucionit, siç kishte ndodhur për disa orë në shkurtin e vitit 1979, por kishim shpresuar dhe ishim lutur që të mos përsëritej. Mjerisht, kësaj radhe zgjati shumë - 444 ditë. Si jeni trajtuar gjatë këtyre 444 ditëve? Më ishte mohuar liria. 53 kolegët e mi ishin abuzuar në shkallë të ndryshme. Mbaheshim në rrethana të mohimit dhe abuzimit ekstrem të të drejtave të njeriut dhe lirisë sonë. Si ka ndikuar në jetën e juaj kjo përvojë dhe a ju ka ndryshuar? Për momentin kishte ndryshuar jetën time. Por, në plan afatgjatë, efekti konsistonte në zotimin për vendin tim, familjen time dhe kolegët që mbaheshin peng me mua. Ishte një përvojë unike dhe e rrallë, siç është çdo përvojë me pengjet - e rrallë dhe unike. Përfundimisht, më dëshpëroi dhe zemëroi fakti që Irani abuzonte me traditën e vet të mikpritjes për të huajt. Si ndiheni tani, kur shikoni prapa? Kur shikoj prapa, kam ndjenjën e keqardhjes që 30 vjet më vonë, ne ende nuk kemi gjetur bazën e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Kjo është për keqardhje për të dyja vendet. Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shumë interesa të përbashkëta dhe ne duhet të gjejmë rrugën të bisedojmë për këto interesa të ndërsjella dhe që do të na sillte më afër njëra-tjetrës. Por, disa besojnë se Irani nuk është i gatshëm të bisedojë me Shtetet e Bashkuara. Këtë javë, lideri suprem, Ajatollah Ali Kamnei, lëshoi akuza ndaj Uashingtonit dhe tha se Shteteve të Bashkuara nuk mund t'iu besohet... Jam i lodhur nga ky fjalor i Iranit. Teherani duhet ta tejkalojë një logjikë të tillë. Nuk besoj se Kamnei do ta bëjë një gjë të tillë në një të afërme të shpejtë. Shumë iranianë na thonë se duan raporte të mira me Shtetet e Bashkuara dhe shumë prej tyre gjithashtu thonë se marrja e pengjeve ishte gabim. A keni dëgjuar ndonjë shprehje të keqardhjes ose faljes nga njerëzit që ju kishin zënë peng? A ka tentuar ndonjëri prej tyre t'ju kontaktojë? Po, numër i madh qytetarëve iranianë dhe jo vetëm iraniano-amerikanët më kanë thënë gjëra të tilla. Kam dëgjuar shprehje të keqardhjes nga këta njerëz, por këtë nuk e kam dëgjuar nga lidershipi i Iranit.

FUND/ Marrë nga Radio Free Europe

KOMENTE