Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në krye të QSUT një ekonomist, Vasili emëron Ilir Dashin
English

Në krye të QSUT një ekonomist, Vasili emëron Ilir Dashin

Tiranë, 5 Nëntor NOA-Mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli ka lënë sot drejtimin e Qendrës më të madhe spitalore të vendit, për tu zëvendësuar nga një ekonomist, ish kreu i LSI për Tiranën, z.Ilir Dashi.

Gjatë prezantimit të Dashit, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se QSUT është në një moment të ri për të provuar shanset e reja të menaxhimit dhe z.Dashi është modeli më i mirë që i ofrohet asaj për ta drejtuar.

Ministri i Shëndetësisë u ndal edhe në rëndësinë e sistemit të ri të referimit, duke e cilësuar atë si zgjidhjen optimale që do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" duke ndikuar drejtpërdrejtë edhe në rritjen e shërbimit.

Drejtori i ri i QSUT-së, Ilir Dashi, në prezantimin e tij të parë ka theksuar se prioritet i punës së tij do të jenë zhvillimi dhe progresi i vazhdueshëm në Qendrën Spitalore Universitare më të madhe në vend.

m.i/NOA

KOMENTE