Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ra dhe Çekia, tani BE fillon përgatitjet për zgjedhjen e presidentit
English

"Ra" dhe Çekia, tani BE fillon përgatitjet për zgjedhjen e presidentit

Bruksel, 5 Nëntor NOA - Bashkimi Evropian do të emërojë me shpejtësi presidentin e vet të parë të përhershëm, si dhe Ministrin e Jashtëm të unionit, menjëherë pas ratifikimit të Traktatit të Lisbonës, i cili do t'i mundësojë unionit që të ushtrojë një ndikim më të madh në arenën ndërkombëtare. Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, nënshkroi Traktatin, pasi që Gjykata Kushtetuese e vendit të tij mori vendim se ky dokument nuk bie ndesh me kushtetutën e Çekisë, duke i dhënë kështu fund rrëmujës tetëvjeçare, e cila kishte bllokuar reformat për bërjen më funksionale të BE-së.

"Vendimi i presidentit Klaus shënon një hap të rëndësishëm dhe historik për tërë Europën", deklaroi kryeministri i Britanisë, Gordon Brown i cituar nga e përditshmja "Express". "Sot Europa hedh shikimin përpara, lë prapa vitet e tëra të debatit për institucionet e saj dhe lëvizë për të ndërmarrë aksion të fuqishëm dhe kolektiv në lidhje me çështjet, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët europianë: siguria, ndryshimet klimatike, vendet e punës dhe shtimi", shtoi Brown. Udhëheqësit e BE-së mirëpritën ratifikimin e dokumentit nga ana e Klausit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejtë ristrukturimit të unionit, pas pranimit të 12 shteteve të reja anëtare në vitet 2004 dhe 2007, pjesa më e madhe prej të cilave janë nga ish-lindja komuniste e Europës. Për të hyre në fuqi, Traktati është dashur të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe Çekia ka qenë vendi i fundit që mbajti të bllokuar procesin. Traktati do të zëvendësojë kushtetutën e planifikuar të BE-së, e cila në vitin 2005 u refuzua nga votuesit në Francë dhe Holandë. "Zhvillimet më të reja nënkuptojnë se drama e Traktatit të Lisbonës po i afrohet fundit dhe se në të afërmen e afërt do të implementohen reformat e nevojshme", tha kryeministri i Irlandës, Brian Cowen. Klaus ka theksuar se e kundërshton Traktatin, ngase ja merr vendit të tij sovranitetin kombëtar.

Ai e nënshkroi me ngurrim dokumentin, pas trysnisë së ushtruar nga udhëheqësit tjerë të BE-së, por gjithashtu siguroi edhe marrëveshjen, me të cilën Çekia nuk përfshihet në kartën për të drejta, e cila është pjesë e Traktatit, me qëllim që Praga të mbrohet nga paditë për kompensim nga ana e gjermanëve, të dëbuar nga Çekosllovakia, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. "Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës, Çekia do të pushojë të ekzistojë si shtet sovran, përkundër vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese", tha Klaus. Traktati krijon funksionin e presidentit, i cili do të kryesojë Këshillin e kryetarëve dhe kryeministrave të BE-së, për një mandat dy vjet e gjysmë, i cili mund të ripërtërihet edhe për një mandat të dytë dhe dokumenti do të forcojë edhe kompetencat e Ministrit të Jashtëm të unionit. Traktati do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Suedia, e cila është kryesuese e radhës e unionit, ka theksuar se do të organizojë një samit, në të cilin do të diskutohet për presidencën e BE-së. Samiti me gjasë do të zhvillohet këtë muaj, para samitit të planifikuar më herët të BE-së, i cili është paraparë të zhvillohet më 10 dhe 11 dhjetor. Emërimet e kandidatëve do t'i mundësojnë presidentit të Komisionit të Europës, Jose Manuel Barrosos, që të bëjë nominime në ekzekutivin e BE-së. Presidenti i Parlamentit të Europës, Jerzy Buzek, theksoi se asambleja do të jetë e gatshme që të zhvillojë seancat dëgjimore për konfirmim për kandidatët për mbulimin e funksioneve në Komision. Të gjithë kandidatët për funksione në Komision duhet të konfirmohen nga ana e Parlamentit të Europës. BE-ja tani do të zhytet në një garë në lidhje me të emëruarit, me Barroson i cili do të tentojë të baraspeshojë interesat dhe ndikimin e shteteve anëtare të unionit, gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga ana e tij. Në ndërkohë, vlerësohet se gjasat e ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, i cili është konsideruar si favorit për të mbuluar funksionin e presidentit të parë të BE-së, janë zbehur dukshëm. Si kandidat i mundshëm i kompromisit në sipërfaqe ka dalë kryeministri i Belgjikës, Herman Van Rompuy, e gjasa të mira i llogariten edhe kryeministrit të Holandës, Jan Peter Balkenende. Në mesin e kandidatëve për funksionin e Ministrit të Jashtëm janë Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, Komisioneri për zgjerim i BE-së, Olli Rehn dhe ish-ministrja e jashtme e Austrisë, Ursula Plasnik.

KOMENTE