Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i PS Rama takon raporterët e KE, reagim për qëndrimin mbi zgjedhjet
English

Kryetari i PS Rama takon raporterët e KE, reagim për qëndrimin mbi zgjedhjet

Tiranë, 6 Nëntor NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është takuar sot në selinë e Bashkisë së Tiranës, me dy Reporterët e Këshillit të Evropës, Jako Lakson dhe David Wilshire.

Këta të fundit, prej disa ditësh ndodhen në Tiranë, në misionin e radhës faktmbledhës, në kuadër të përgatitjes së raportit që Asambleja Parlamentare e Evropës pritet të nxjerrë për Shqipërinë.

Kryetari i PS, Rama, ka qenë në takim së bashku me dy deputetët Ditmir Bushati dhe Eduart Shalsi. Pas takimit, ka qenë deputeti socialist Ditmir Bushati, i cili është shprehur për gazetarët.

"Ne patëm mundësinë sot të shkëmbenim pikëpamjet dhe informacionin rreth situatës politike në Shqipëri me raporterët e Këshillit të Europës", - tha Bushati.

Ai tregoi se gjatë këtij takimi ata u informuan në detaje mbi qëndrimin e opozitës ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.

Gjithashtu me shumë kënaqësi na konfirmuan që të gjitha njoftimet që janë bërë nga zyra e shtypit e Kryeministrit dhe e Kuvendit, sikur gjoja ata kanë deklaruar për qëndrimin e tyre ndaj opozitës shqiptare, janë fakte absolutisht të pavërteta.

Qëndrimi i tyre do të bëhet publik në raportin që ata do të publikojnë për Shqipërinë, të cilin ne e mirëkuptojmë se do të jetë një raport konkret dhe do t'i shërbejë demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit.

"Natyrisht ka disa elemente që ne i përmendëm më me prioritet siç janë çështjet e zgjedhjeve politike në Shqipëri, lirisë së medias dhe konfliktet e fundit që ka shkaktuar ekzekutivi me pushtetin vendor dhe me gjyqësorin në Shqipëri", - u shpreh Bushati.

Sipas tij, raporterët janë këtu për të dëgjuar zërin e aktorëve të ndryshëm politikë dhe zërin e aktorëve të ndryshëm të jetës publike në Shqipëri që mund të jetë media apo shoqëria civile.

Bushati citoi raporterët kur tha se "ata rinkonfirmuan edhe njëherë qëndrimin e tyre që çdo deklarim që është bërë nga zyra të tjera publike në këtë vend, për gjoja qëndrime të tyre ndaj opozitës apo institucioneve të tjera është absolutisht i pavërtetë".

Qëndrimi i tyre do të jetë në raportin që do të prodhojnë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës", - qartësoi z.Bushati.

e.r/NOA

KOMENTE