Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush i financon talebanët?
English

Kush i financon talebanët?

Të gjithë e dinë se kush i ka financuar muxhahedinët në Afganistan para 25 viteve. Por, tani mbetet e paqartë se kush është përgjegjës për financimin e talebanëve, të cilët po i luftojnë forcat ndërkombëtare

Nga "Christian Science Monitor" Njeriu nuk mund të mos qeshë kur dëgjon deklarata se forcat e koalicionit janë ngujuar në Afganistan dhe se do të ishte mirë që këto forca të mësojnë nga përvoja luftarake e forcave sovjetike në këtë vend. Në të vërtetë, aleatët nuk janë të ngujuar. Nuk mund të besojmë se strategët e NATO-s kanë qenë aq naivë për të besuar në një fitore të shpejtë kundër talebanëve, në momentin kur kanë vendosur të dërgojnë forcat në Afganistan. Aq më tepër, SHBA, por jo ndoshta edhe aleatët tjerë, nuk e ka ndërmend të largohet nga luginat e Hindukushit në të ardhmen e afërt. Këtë nuk e kumtojnë publikisht, pasi rrëfimi zyrtar është: "Ne së shpejti do t'i vendosim para drejtësisë terroristët islamikë dhe do të kthehemi në shtëpi". Por, si të shpjegohet ndryshe ngujimi i tyre i thellë në bazën ajrore në Bagram? Shumë analistë seriozë besojnë se luftëtarët talebanë janë objektivi parësor, kurse disa të tjerë janë të bindur se kryengritësit janë një pretekst për të vendosur prani të përhershme në këto male. Vendimmarrësit në Uashington e kanë kuptuar se Afganistani është vendi më i përshtatshëm për të vendosur kontrollin strategjik në rajon. Në Perëndim, ky vend kufizohet me Iranin, ambiciet bërthamore të të cilit paraqesin një brengë të madhe për perëndimin. Në Jug, Afganistani kufizohet me Pakistanin, shtet ky i cili ka arsenal bërthamor. Sa i përket përvojës luftarake të sovjetikëve, anëtarët e koalicionit si p.sh., Britania, nuk kanë nevojë për konsultime në lidhje me këtë çështje. Në shekullin e 19'të, forcat britanike e kanë përjetuar përvojën e angazhimit në Afganistan. Edhe përkundër spekulimeve se kryengritësit talebanë janë arsyeja kryesore e pranisë së koalicionit në Afganistan, disa pyetje ende kërkojnë përgjigje. Ne të gjithë e dimë se një nga arsyet kryesore të humbjes së ushtrisë sovjetike janë fondet e mëdha, të cilat janë derdhur në llogaritë e kryengritësve. Sipas burimeve zyrtare amerikane, asistenca vjetore për muxhahedinët gjatë kohës kur lufta me sovjetikët kishte arritur kulmin, arrinte vlerën prej 1.5 miliardë dollarë. Në të vërtetë, Kremlini përballej me armikun perëndimor i cili luftonte nëpërmjet muxhahedinëve. Dhe çfarë po shohim sot? Sërish, rezistenca e militantëve më shumë bazohet në diçka tjetër, sesa në besimin e tyre të palëkundur dhe në mbështetjen e popullatës lokale. Armët, municioni dhe pajisjet për komunikim nuk pikin nga qielli. Kjo nxjerr në sipërfaqe pyetjen: kush janë njerëzit që po japin miliarda dollarë për talebanët? Cilat janë qëllimet e tyre? Askush nuk beson se burimi i shumave kaq të mëdha të parave nuk mund të zbulohet. Çfarë ka bërë deri më tani shërbimi për inteligjencë i NATO-s? Madje edhe nëse e pranojmë idenë e gjurmëve saudite, pyetjet mbesin. Edhe sa kohë Perëndimi nuk do të ketë vullnet - përkundër gjithë fuqisë së vet financiare, politike dhe ushtarake - që të përballet me sheikët sauditë? Para dhjetë viteve, pas gjenocidit serb kundër shqiptarëve në Kosovë, NATO nuk ngurroi ta fillojë sulmin masiv kundër Serbisë. Nuk po kërkojmë sulm të ngjashëm kundër atyre që po i financojnë talebanët: dyshimi nuk mjafton për të ndërmarrë aksion ndëshkues. Kjo vetëm na kujton faktin se kur Washingtoni dëshiron ta zgjidhë një problem, atëherë nuk mund ta ndalë asgjë. Para 25 viteve, karvanët me armatim hynin në Afganistan nga Pakistani, Irani e madje edhe nga Kina. Sot burimi i vetëm i mbetur është Pakistani, vend ky i cili ka marrëdhënie relativisht të mira me SHBA-në. Pra, me fjalë tjera, sponsoruesit e Bin Ladenit dhe Mullah Omarit kanë shumë pak kanale të cilat mund t'i shfrytëzojmë. Por, pse ne nuk po dëgjojmë lajme për sukses kundër ekstremistëve? Para disa vitesh, një diplomat amerikan në Kabul kishte deklaruar: "Forcat do të qëndrojnë në Afganistan për aq kohë sa nevojitet për të eliminuar kërcënimin terrorist".

KOMENTE