Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekti i ullirit, kryeministri Berisha mbledh Task Forcën për udhëzime
English

Projekti i ullirit, kryeministri Berisha mbledh Task Forcën për udhëzime

Tiranë, 6 nëntor, NOA - Duhen gjetur skemat e duhura për nxitjen e mbjelljes së ullinjve dhe realizimit me sukses të plotë të projektit ambicioz që qeveria ka në lidhje me kultivimin e kësaj peme.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e theksoi gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me Task Forcën për projektin e ullirit duke diskutuar mbi ecurinë e punës me këtë projekt. Ai ritheksoi edhe njëherë se ky është projekti më i rëndësishëm i katërvjeçarit në vijim, që synon mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj në vend.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Genc Ruli, tha se mbështetja e dhënë për vitin 2009 për mbjelljen e ullishteve të reja ka qenë shumë efektive, ndërkohë që kërkesat për mbjellje të reja kanë qenë 2 herë më të larta se në vitin 2008.

Gjatë vitit 2009, për sektorin e ullirit janë dhënë 104 milionë lekë, nga 1.1 miliard lekë të dhëna në total për subvencionimin në bujqësi.

Ndërkaq, në takim u bë e ditur se janë evidentuar tashmë të gjitha sipërfaqet e ullishteve ekzistuese, gejndja reale e tyre dhe masat që duhet të merren për rehabilitimin e rreth 17.000 ha ullinj.

Gjithashtu, janë përcaktuar edhe të gjitha sipërfaqet që do të mbillen me ullishte të reja, që arrijnë në 60 ha gjithsej. Është përcaktuar edhe struktura e varieteteve që do të mbillen, sipas të cilës, nga 20 milionë rrënjë që do të mbillen në total, 65 për qind do e zënë mbjellja e varieteteve të vendit dhe 35 për qind varietetet e huaja.

n.e/NOA

KOMENTE