Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata refuzon garancinë 100 mijë euro, lë nën arrest me burg biznesmenin Taçi
English

Gjykata refuzon garancinë 100 mijë euro, lë nën arrest me burg biznesmenin Taçi

LAJMI RITRANSMETOHET ME FOTO

Tiranë, 7 nëntor NOA - Biznesmeni i njohur Rezart Taçi i paraqitur mesditën e sotme në Gjykatën e Rrethit Tiranë, vetëm pak çaste më parë ka marrë masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat, me gjithë përpjekjet e mbrojtjes së tij për ta liruar nga qelitë e paraburgimit.

Seanca e komunikimit të masës së sigurisë dhe rivlerësimit të saj për Taçin, u zhvillua me një orë e gjysmë vonesë pasi ora 12.00 ishte planifikuar, kohë kur edhe Rezart Taçi u paraqit pranë gjykatës i shoqëruar nga forcat policore.

Ajo u krye me dyer të mbyllura, me vendim të gjyqtares së gatshme, Fahrije Budo.

Ndërkohë jashtë mjediseve të Gjykatës së Tiranës, disa qindra vetë, kryesisht punonjës të kompanive të Taçit, si "Taçi Oil" dhe "ARMO', të shqetësuar kanë qëndruar gjatë kohës së seancës disa minutëshe dhe më tej

Burime nga seanca, i treguan agjencisë NOA se prokurori i çështjes Gjergji Tako, kërkoi që për Taçin të vazhdojë vlefshmëria e urdhrit të prokurorisë dhe masës së sigurisë policore për arrest me burg pa afat.

Prokurori Tako deklaroi se ekzistojnë prova për dyshimin e besueshëm se biznesmeni Rezart Taçi së bashku me një punonjës të kompanisë së tij "Taçi Oil" si dhe me një të dytë, njeri i afërt i tij, kanë sulmuar fizikisht, gazetarin Mero Baze.

Në këtë pikë, ka qenë fjala e avokatit Maks Haxhia i cili mbron biznesmenin Rezart Taçi, i pranishëm edhe ai në seancë, por duke lënë të flasë, avokatin e tij.

Fillimisht Haxhia ka deklaruar se ajo që ishte më kryesore, duhej të pranohej lirimi nga masa e arrestit në burg i biznesmenit Taçi.

Për këtë, Haxhia tha se klienti i tij ishte gati të depozitonte në numrat e llogarive bankare të Gjykatës së Tiranës, shumën 100 mijë euro si garanci pasurore deri në përfundim të çështjes gjyqësore.

Avokati Haxhia tha se ishte gati të ofronte këtë shumë, kundrejt çdo mase tjetër sigurie veç asaj të arrestit me burg, duke nënkuptuar arrestin shtëpiak apo detyrimin për paraqitje periodike në gjykatë ose prokurori dhe dorëzim të pasaportës ndërkombëtare.

Gjyqtarja Fahrije Budo, duke iu referuar akuzës së ngritur nga prokuroria për goditje për shkak të detyrës, konsideroi se Taçi duhet të mbahet nën izolim ndaj vendosi arrest me burg.

Ndërkohë një pjesë e të pranishmëve jashtë Gjykatës së Tiranës, ka shprehur rritim dhe mospajtim me vendimin e dhënë nga gjykata për të lënë në burg pa afat, biznesmenin Taçi.

Deklarimet e policisë

Policia e Tiranës disa orë pas ngjarjes doli para mediave duke u prononcuar zyrtarisht për incidentin mes Mero Bazes dhe pronarit të Taçi Oil, Rezart Taçi ku tha se ishin implikuar edhe dy persona të tjerë.

Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës tha se kryen arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit Bledar Bardhyl Lilo, lindur në Ersekë dhe banues Tiranë, me detyrë punonjës i kompanisë "Taçi Oil" dhe 23-vjeçarit Irgen Arjan Selfo, lindur dhe banues në Tiranë.

"Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me 38-vjeçarin Rezart Taçi, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me detyrë President i Kompanisë Taçi Oil, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën "Brigada 8" në Tiranë, kanë goditur me grushte gazetarin Mero Guri Baze, 43 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i medias së shkruar Tema", - sqaroi Katragjini.

Pas incidentit, i dëmtuari Mero Baze, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku pasi mori mjekimet e duhura u largua për në banesë.

Më pas, Mero Baze ka kryer një kallëzim penal, në ngarkim të Taçit dhe dy personave të tjerë.

Baze ka deklaruar se është fyer e goditur për shkak të profesionit të tij si gazetar.

Për biznesmenin Rezart Taçi është bërë shpallja e tij në kërkim policor, - konfirmoi policia e Tiranës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, kurse materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim".

e.r/f.sh/NOA Lexoni më shumë mbi argumentin:

Biznesmeni Taçi sot në gjykatë synon lirinë, do t'i komunikohet masa e sigurisë

Vetëdorëzohet Taçi, avokati i tij: Respektojmë vendimin e drejtësisë

Taçi: Respektoj ligjin por ka një strategji lufte ndaj bizneseve të mia

Dhuna ndaj gazetarit Baze, biznesmeni Rezart Taçi vetëdorëzohet në polici

Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi

Dhuna ndaj gazetarit, Rezart Taçi mohon akuzat

Dhuna ndaj gazetarit, kolegët e tij: 10 mijë euro kush gjen Taçin

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme

Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen

Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë

Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona

Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal

Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak

Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze

OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit

Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal

G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze

PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë

Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze

Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë

KOMENTE