Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi gjen prova kundër Ramës: Mashtroi me truallin, në lojë shumë para
English

Olldashi gjen prova kundër Ramës: Mashtroi me truallin, në lojë shumë para

Tiranë, 7 Nëntor NOA-Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka publikuar sot disa dokumente të dala nga bashkia e Tiranës që vërtetojnë se trualli në qendër të Tiranës jo vetëm që është pronë publike, por ky fakt është pranuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Duke iu referuar një shkrese të firmosur nga Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, z.Dritan Agolli, me datë 1 prill 2009 drejtuar zotit Patriot Çobaj, drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë, ministri Olldashi ka deklaruar se vetë kryetari Rama ka firmosur këtë shkresë ku pohon se prona në qendër të Tiranës është publike.

Nga një letërkëmbim shkresash mes këtyre institucioneve, bashkia e Tiranës përmes vetë firmës së kryetarit Rama ka kërkuar të mos cënohet prona publike.

"Nga verifikimet që u kryen me Hartat Treguese të Pasurisë dhe Librin e Ngastrave rezulton se brenda konturit të pronës së këtij subjekti , bëhet fjalë për familjen Kika, figuron pronë shtetërore publike trotuar e rrugë me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtisë me nr.pas 2/95", thuhet në shkresën që administratori i bashkisë i dërgon Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave.

Bazuar në këtë shkresë, Avokatura e Shtetit ka kërkuar autorizimin për të ndërhyrë dhe për të rrëzuar një vendim të parregullt të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Dhe për ta bërë këtë është dashur të lëshohej autorizimi i bashkisë së Tiranës.

Më datë 17 korrik 2009, zyra e Avokaturës së Shtetit, zyra e Tiranës, i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të japë autorizimin për të proceduar për goditjen administrative të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që njeh si pronar familjen Kika në truall shtetëror.

Sipas dokumentave që ka treguar sot ministri Olldashi, ka qenë bashkia e Tiranës, e cila në mënyrë korrekte i është përgjigjur kësaj shkrese, por kësaj here me firmën e kryetarit të saj, zotit Rama.

Shkresa mban datën 29 korrik 2009 dhe thuhet se:

"Bashkia e Tiranës me shkresën e datës 1 prill drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në lidhje me pronën e subjektit, Z.Osman Kika (trashëgimtarëve të tij), ka shprehur vullnetin e saj për mosprocedim me kthim fizik.

Sa më sipër në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar në ligj autorizoj ndjekjen e procedurës ligjore nga institucioni juaj, pasi me vendimin e "206" të 26 qershorit 2009, Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të Qarkut Tiranë është cënuar prona publike shtetërore, pasqyruar në zonat e përcaktuara në hartën treguese bashkëlidhur".

Në fund të këtyre fakteve, ministria e Punëve Publike ka kërkuar nga deputetët socialistë dhe vetë kryetari i PS dhe bashkisë, Edi Rama të tregojë cilët janë interesat

e këtij mashtrimi sipas saj të paskrupullt.

 Nuk ka asnjë gjë tjetër që do ta detyronte një korpus zyrtarësh dhe politikanësh të dilnin dhe të gënjenin publikisht para të gjithëve, përveç se interesave më të pista që janë të lidhura me këtë truall dhe që janë afër zyrës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama", tha Olldashi.

m.i/NOA

KOMENTE