English

Reshjet shkaktojnë përmbytje në vend, ndalet peshkimi, vështirësi në lundrime

Tiranë, 7 nëntor, NOA - Niveli i lartë i reshjeve të shkaktuara gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet meteorologjike për rrethe të ndryshme, ku konfirmohet se uji ka prekur katet e para të banesave dhe ka përnbytur zona të tëra fushore.

Kjo situatë alarmante duket e paraqitet në zonën e ish-Kënetës në Durrës apo edhe në rrethinat e Fushë-Krujës ku hektarë të tërë janë prekur nga përmbytjet e shiut.

Ndërkaq, autoritetet bëjnë me dijeni se janë duke marrë masat paraprake që përmbytjet të mos shkaktojnë dëme.

Nga ana tjetër, gjendja duket e rënduar edhe në zonat detare, ku tragetet mësohet se po njohin vështirësi për lundrimin e tyre në det.

Ndërsa në zonën e Durrësit raportohet se është bllokuar sektori i peshkimit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

.
KOMENTE