English

Sulmet e NATO-s, Afganistani: U vranë gabimisht 7 ushtarët tanë

Kabul, 7 Nëntor NOA-Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit akuzon misionin e NATO-s në Kabul se gjatë një sulmi të sotëm ajror janë vrarë gabimisht 7 pjesëtarë të forcës afgane të sigurisë në provincën Badghis.

Një deklaratë e bërë sot nga kjo ministri thotë se mes të vrarëve kishte pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë afgane dhe se forcat e NATO-s dhe ato afgane po kryejnë hetime rreth ngjarjes.

Po sot, NATO njoftoi se në këtë zonë ishin plagosur 25 ushtarë të huaj dhe afganë. Zyrtarët fillimisht ia hodhën fajin për viktimat "aktiviteteve kryengritëse" por më vonë thanë se ka mundësi që ushtarët të jenë qëlluar nga vetë zjarri i NATO-s.

Në kohën e ngjarjes, trupat ishin duke kryer një operacion për kërkimin e dy ushtarëve amerikanë që mendohet se janë mbytur.

m.i/NOA

KOMENTE