Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, maskat e armatosura grabisin një kazino në qendër të qytetit
English

Korçë, "maskat" e armatosura grabisin një kazino në qendër të qytetit

Korçë, 8 nëntor NOA - Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një kazino në qendër të qytetit të Korçës.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme kur dy persona ende të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të kazino "Admiral", që ndodhet përgjatë bulevardit Republika, në ndërtesën e shtëpisë së Ushtarakëve në Korçë dhe pasi u kanë drejtuar armët punonjësve të kazinosë kërkuan të gjitha paratë e xhiros.

Administratori i kazinosë ka lajmëruar menjëherë policisë sapo grabitësit u larguan bashkë me paratë e xhiros.

Policia bëri të ditur se dyshohet që dy grabitësit kanë mbajtur nën vëzhgim kazinonë për shumë orë dhe pasi janë siguruar se të gjithë klientët janë larguar ata ndërhynë për të vënë në zbatim planin e grabitjes.

Kjo pasi ata në momentin që kanë hyrë në ambientet e lokalit të lojërave të fatit aty ndodhej vetëm administratori dhe roja i sigurisë, ndërsa gjithë të tjerët ishin larguar.

Mësohet se dy autorët kanë marrë një shumë prej 2.7 milionë lekë të vjetra dhe më pas u larguar duke u shpëtuar prangave të policisë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët.

k.k/NOA

KOMENTE