Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KPD e PSV 91 vendos riorganizim tërësor në të gjithë Shqipërinë
English

KPD e PSV 91 vendos riorganizim tërësor në të gjithë Shqipërinë

Tiranë, 8 nëntor NOA - Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSV 91 (Partia Socialiste e Vërtetë '91), është mbledhur mbrëmjen e së shtunës për të ndërmarrë disa vendime që lidhen me riorganizimin e saj.

Mbledhja është drejtuar nga kryetari aktual Gjergji Koja dhe në të, KPD mori disa vendime që lidhen me jetën politike dhe organizative të PSV 91.

Kështu u vendos mbajtja e Aktivit Kombëtar të PSV 91 në muajin Dhjetor të këtij viti, ku do të miratohet edhe Platforma Politike dhe ndryshimet në Statutin e PSV 91.

KPD zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj partie Nazmir Bilani si dhe Sekretarin e Marrëdhënieve me publikun Pandi Sara.

Gjithashtu Kryetar për Qarkun e Tiranes u zgjodh Ilir Kokona. Mbledhja e KPD mori edhe disa vendime të tjera në lidhje me riorganizimin e PSV91 në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë kuadër, KPD miratoi edhe zgjerimin e Kryesisë dhe të vetë KPD me disa anëtarë të rinj, të cilët u përfshinë në këtë mbledhje.

PSV 91 u drejtua deri në zgjedhje nga Petro Koçi, i njohur si një ndër emrat më pranë Fatos Nanos, ish kryetar i PS.

Pas zgjedhjeve, Koçi deklaroi dhënien e dorëheqjes për shkak se partia e tij nuk u fut dot në Parlament por pak ditë më vonë deklaroi se kishte në plan të vazhdonte përpjekjet për të drejtuar këtë parti.

Disa njerëz besojnë se PSV 91 është partia e piketuar nga Nano për t'u rikthyer në politikë por disa të tjerë e shohin me skepticizëm këtë mundësi.

e.r/NOA

KOMENTE