Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet nga reshjet, Energjetika monitoron në terren situatën
English

Përmbytjet nga reshjet, Energjetika monitoron në terren situatën

Tiranë, 8 Nëntor NOA-Zërave se përmbytjet e krijuara këto ditë në disa zona të vendit erdhën për shkak të mungesës së energjisë në hidrovore, ministria e Energjetikës i është përgjigjur me inspektim direkt në terren.

Me urdhër të ministrit të METE, Dritan Prifti, është ngritur një grup pune i kryesuar nga zv/ministri Leonard Beqiri, i cili do të monitorojë situatën e krijuar prej reshjeve të shiut.

Zëdhënësja e ministrit Prifti deklaroi sot se ky grup pune do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentrale dhe do të monitorojë furnizimin me energji, duke e informuar çdo një orë Ministrin e Energjetikës, Dritan Priftin për situatën.

Sipas burimeve të KESH, si pasojë e reshjeve të shiut, niveli i Fierzës ka arritur

në 284 metra, ndërsa prurjet llogariten në 650 metra kub ujë në sekondë.

m.i/NOA

KOMENTE