Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen në Shkodër Shtëpia e Bernarda Albës , e Federico Garcia Lorca
English

Vjen në Shkodër "Shtëpia e Bernarda Albës", e Federico Garcia Lorca

Shkodër, 8 Nëntor NOA - Ambasada e Mbretërisë së Spanjës ka mundësuar vënien në skenë të veprës "Shtëpia e Bernarda Albës" nga Federico Garcia Lorca.

Shfaqja u prezantua për shikuesit këtë fundjavë në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës dhe erdhi në kuadrin e Vjeshtës Kulturore Spanjolle Shqipëria 2009.

Fuqizimi i difuzionit dhe i njohjes së kulturës dhe letërsisë spanjolle në Shqipëri është një nga objektivat më strategjikë të Ambasadës së Spanjës, e cila thotë se dëshiron që këto të jenë prezentë edhe në skena, e në këtë rast nga dora e Federíco García Lorca.

Do të ishte e vështirë të imagjinohej një përfaqësues më i mirë i letrave spanjolle në skenat shqiptare se sa Federíco García Lorca, pa dyshim, poeti dhe dramaturgu spanjoll më i njohur botërisht i shekullit XX.

Ndërgjegjja e tij shoqërore dhe pozicionet e tij antifashiste e bënë viktimë fatale të Luftës Civile Spanjolle, pasi vdiq i pushkatuar në Granada më 1936.

Teatri i tij, së bashku me atë të Valle - Inclán, është më personali, brilanti dhe popullori i shkruar në gjuhën spanjolle gjatë shekullit të kaluar; një teatër i mbushur me simbole dhe personazhe lirikë, por plot sens të thellë të forcës së natyrës dhe jetës.

Karakteristika që mund të vlerësohen ne Shtëpia e Bernarda Albës, e shkruar në 1936, pak ditë para se autori të arrestohej, dhe që është maja e veprës së vërtetë të García Lorca me të cilën teatri i tij arrin kulmin.

Kjo vepër u dha premierë në Tiranë më 11 tetor me rastin e Festës Kombëtare të Spanjës, 25 vjet pas inskenimit të saj të fundit. Me këtë rast TV Shkodra, TV Rozafa dhe Antena Nord do të ritransmetojnë dramën.

Rreth veprës

Pasi ka mbetur e vè për herë të dytë Bernarda Alba vendos të mbajë një zi të rreptë, ajo dhe vajzat e saj. Do ta vendosë këtë gjë me një tirani të egër.

Por gjithçka komplikohet kur vajza e madhe tërheq një pretendent, Pepe Romani, i cili mbjell në shtëpi xhelozi e pasione.

Vetë García Lorca e kualifikoi veprën si ‘drama e grave të fshatrave të Spanjës', tragjedi që shfaqet me një forcé të pakalueshme: një ambient i mbyllur, mbytës, zija e detyruar nga zonja dhe ndalimi për të dalë nga shtëpia përfundojnë në një fatalitet.

Për të gjithë këto, kjo vepër, në të cilën nuk duket as edhe një personazh mashkullor, nënkupton një qëndrim në favor të lirisë mbi të gjitha konvencionet shoqërore.

Vënia në skenë

Vënia në skenë është mundësuar nga regjisorja Alma Hoti dhe kishte disa nga aktoret e reja më të mira shqiptare: Armela Demaj (Bernarda Alba), Elona Hyseni (Poncia), Esmeralda Metka (Adela), Marsela Lena (Martirio), Gladiola Harizi (Angustias), Klodiana Keco (Magdalena), Anisa Dervishi (Amelia), Denalda Teli (sherbyesja), Jonida Cunga (Prudencia) dhe Adriana Tolka (María Josefa).

r.d/e.r/NOA

KOMENTE