Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi: Çamët dhe minoriteti grek, ura e bashkëpunimit mes dy vendeve
English

Idrizi: Çamët dhe minoriteti grek, ura e bashkëpunimit mes dy vendeve

Sarandë, 9 nëntor NOA - Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka vijuar sot tubimet e kësaj partie në qytetin e Sarandës.

Gjatë fjalimit të tij, në sallën e teatrit të qytetit, Idrizi theksoi nevojën për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Greqisë, si edhe mes popullsisë çame dhe minoritetit grek në vendin tonë.

"Rrethi i Sarandës ka në përbërjen e tij dhe shumë fshatra me minoritarë që janë vëllezërit tanë ne kemi ndarë me ta si fqinjë e njerëz që jetojmë në të njëjtin vend të mirat dhe të këqijat.

Çamët dhe minoritaret kanë ndjere të dy diskriminimin dhe marxhinalizimin në regjimin komunist .

Çamët dhe minoritaret janë urat e vërteta të bashkëpunimit dhe të miqësisë jo vetëm midis tyre por dhe midis dy vendeve Greqisë dhe Shqipërisë, si dy vende fqinj. Dy vende që kane përjetuar në mënyrë të përbashkët momente të mira dhe të vështira në historinë e trazuar të Ballkanit" - tha Idrizi.

Ai paraqiti përpara të pranishmëve objektivat dhe programin e PDU-së dhe theksoi se "nuk kemi të bëjmë me një parti çame, por me një parti që ka në qendër të vëmendjes të gjitha çështjet kombëtare, porse çështja çame si më e pazgjidhura e këtyre 65 viteve, meriton një vëmendje të veçantë".

k.k/NOA

KOMENTE