English

Përmbytjet, Basha inspekton Lezhën: Politika të bashkëpunojë

Tiranë, 9 Nëntor NOA-Përmbytjet e ditëve të fundit për shkak të reshjeve kanë nxjerrë në terren politikanë nga të dyja forcat politike, të pozitës e opozitës, njëra për të parë situatën, tjetra për të detyruar qeverinë të ndërhyjë sa më parë për zgjidhjen e situatës.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, pas një inspektimi në qarkun e Lezhës i ka bërë thirrje politikës të bashkëpunojë, pasi për përmirësimin e situatës kërkohet bashkërendim i punës nga i gjithë spektri politik pa dallim ngjyrash.

"Ne jemi në ndjekje të situatës. Â Shpresoj që në këtë kuadër të gjithë institucionet, por edhe të gjithë faktorët të bashkëpunojnë. Mesazhet e faktorëve politikë duhet të jenë për bashkëpunim", tha Basha.

Nga inspektimi në qarkun e Lezhës u vu re se rreth 40 banesa në Shëngjin, Laç, Fushëkuqe etj kanë pësuar dëme ne shkallë të ndryshme për shkak të përmbytjes.

Ministri Basha inspektoi nga afër hidrovorin në Tale dhe funksionimin e kanaleve kullues ku pa se  ato furnizoheshin rregullisht me energji dhe se janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet nga pushteti vendor dhe bordi i kullimit për të shmangur përmbytjet.

m.i/NOA

KOMENTE