Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, thirrje qeverisë të mbështesë financiarisht familjet e përmbytura
English

PS, thirrje qeverisë të mbështesë financiarisht familjet e përmbytura

Tiranë, 9 nëntor NOA - Në emër të Partisë Socialiste, deputeti i saj Ilir Beqja shprehu shqetësimin për situatën e rënduar që është krijuar në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

"Fatkeqësisht, në një kohë kur situata vazhdon të rëndohet me çdo orë që kalon, nuk kemi parë ende asnjë lloj reagimi nga qeveria e Sali Berishës, e aq më pak nuk kemi dëgjuar të merret ndonjë masë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet", - tha Beqja në daljen e pak minutave më parë për mediat.

"Partia Socialiste i bën thirrje qeverisë "Berisha" që në këtë moment të vështirë për këto qindra familje në nevojë, të mbështesë financiarisht çdo familje e biznes të dëmtuar ashtu siç ka ndodhur edhe në vendet fqinje më Shqipërinë në situata të ngjashme", - tha z.Beqja.

Ai evidentoi se janë me qindra hektarë tokë bujqësore e kullota në Lezhë, Shkodër, Kurbin, Peqin të mbuluara nga uji, duke shkatërruar krejtësisht punën e mundin e fermerëve të këtyre zonave.

Kurse veçoi se janë me dhjetëra biznese që kanë pësuar dëme të mëdha dhe qindra banorë që sot s'guxojnë të kalojnë natën në shtëpitë e tyre nga frika e përmbytjeve.

Në vijim Beqja ka vënë në dukje edhe faktin se janë me dhjetëra shtëpitë që janë përmbytur duke shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale për banorët e këtyre zonave. Në këtë pikë, Beqja konsideroi se faji për këtë gjendje nuk është i motit, "por i kësaj qeverie të paaftë e cila ndër vite ka neglizhuar të marrë masa për të përballuar situata të tilla".

Për PS, "është e pafalshme që në një kohë kur qeveria flet për investime të mëdha e për zhvillimin e bujqësisë, për të katërtin vit rresht ajo dështon të marrë qoftë edhe masat më minimale për të parandaluar këtë gjendje që sot nuk mund të quhet më e paparashikueshme".

Këtu Beqja ironizoi kur tha se përmbytjet e ditëve të fundit nuk vijnë as nga ndryshimet klimatike e as nga ngrohja globale, por janë thjesht e vetëm rezultat i mungesës së investimeve në hidrovore e kanalizime

"Për sa kohë kjo qeveri e papërgjegjshme nuk do t'i kushtojë këtyre investimeve vëmendjen e duhur, banorët e Shkodrës e Lezhës janë të dënuar të përjetojnë çdo vit të njëjtin kalvar", - paralajmëroi z.Beqja.

e.l/NOA

KOMENTE