English

Rama i përgjigjet Olldashit: Duam hollësira për shembjen në tunel

Tiranë, 9 Nëntor NOA-Shembja e një masivi dheu në tunelin e Thirrës në segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ka vazhduar të shoqërohet edhe sot me akuza e kundërakuza mes opozitës dhe qeverisë.

Deklaratat e njëpasnjëshme të kryetarit të PS dhe ministrit të Transportit Sokol Olldashi kanë vazhduar së fundmi me atë të zëdhënëses së PS, Armela Imeraj, e cila në emër të kryetarit Edi Rama ka kërkuar nga Transportet një raport të hollësishëm mbi situatën në tunel, për volumet që janë shembur, arsyet e tyre dhe koston shtesë të këtyre volumeve.

Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kine, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit.

Ndërkohë që ne i ri kërkojmë të thotë: Çfarë volumesh janë shembur?

Pse janë shembur? Cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve?

Si edhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut", u shpreh Imeraj.

PS vijon se do të vazhdojë të kërkojë llogari përballë keqqeverisjes sipas saj që po degradon përditë në keqbërje.

m.i/NOA

KOMENTE