Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat dhe statusi i kandidatit me BE-në, kryediplomati Meta niset drejt Brukselit
English

Vizat dhe statusi i kandidatit me BE-në, kryediplomati Meta niset drejt Brukselit

Bruksel, 9 nëntor, NOA - Çështja e liberalizimit të vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, ka drejtuar ministrin e Jashtëm Ilir Meta drejt Brukselit, ku pritet që ai të raportojë dhe njëkohësisht të lobojë për Shqipërinë lidhur me këto dy problematika, të cilat përbëjnë prioritetet aktuale të qeverisë shqiptare.

Pas vajtjes së tij në SHBA me rastin e asamblesë së OKB-së, asaj në Itali ku u takua me homologun Frattini dhe vizitës së javës së kaluar në Malin e Zi, vajtja në Bruksel është e para për Metën qëkur ai drejton në kuadrin e qeverisjes së re me Partinë Demokratike, ministrinë e Punëve të Jashtme.

Burime nga ministria e Jashtme shqiptare bëjnë me dijeni se gjatë ditëve të qëndrimit të tij në Bruksel, Meta pritet të zhvillojë takime intensive me autoritetet e Bashkimit Evropian si ai me komisionerin për Zgjerimin Olli Rehn.

Komisioni Europian nuk e ka përfshirë Shqipërinë në propozimin e tij për liberalizimin e vizave me disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkohë që aplikimi i saj për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së nuk është shqyrtuar, ndonëse është paraqitur që në muajin prill të këtij viti.

n.e/NOA

Â

KOMENTE