Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Adoleshenti abuzon me 42-vjeçaren me të meta mendore, e lidh për ta përdhunuar
English

Adoleshenti abuzon me 42-vjeçaren me të meta mendore, e lidh për ta përdhunuar

Tepelenë, 10 nëntor, NOA - Ka përfituar nga gjendja e rëndë mendore e një gruaje të rënë në depresion pas divorcit me të shoqin, për të realizuar qëllimin e tij të mbrapshtë, atë të përdhunimit të saj.

Duke e marrë nga banesa ku ajo qëndron e izoluar, pa dashur të ketë kontakte me botën, e ka çuar në një banesë të braktisur ku ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë duke i lidhur duart.

Por të gjitha përpjekjet e tij kanë shkuar dëm, pasi sapo ka qenë gati për të realizuar qëllimin e tij, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes familjarët e vajzës, të cilët ishin vënë në kërkim të saj.

Pas kësaj, agresori e lëshoi menjëherë vajzën dhe u largua duke e lënë me duar të lidhura në banesën e braktisur.

Burimet policore të Gjirokastrës konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Arëz të Madhe të Tepelenës dhe autori i dyshuar i saj ka qenë 18-vjeçari S.Ismaili, banues i këtij fshati.

Ndërsa e dëmtuara është 42-vjeçarja me inicialet K.S, e cila figuron si e sëmurë me të meta mendore që qëndron e vetmuar në njërën nga dhomat e banesës së prindërve.

Pas marrjes së kallëzimit të kryer prej prindërve të saj, forcat e policisë janë vënë në kërkim të autorit dhe pas disa orësh kanë bërë të mundur kapjen e tij, duke e gjetur të shehur në një banesë.

Ndaj tij ka nisur procedimi për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me persona të pazot për t'u mbrojtur mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 103/1 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE