Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina del nga rruga e përplaset me shtyllën, rëndë për jetën shoferi dhe dy pasagjerët
English

Makina del nga rruga e përplaset me shtyllën, rëndë për jetën shoferi dhe dy pasagjerët

Durrës, 10 nëntor, NOA - Një makinë ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë, ndërsa udhëtonte me dy pasagjerë brenda saj, të cilët kanë mbetur të lënduar në gjendje të rëndë për jetën bashkë me shoferin.

Burimet policore të Durrësit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se aksidenti në fjalë ka ndodhur në rrugën dytësore me drejtim Maminas-Mbikalimi i Sukthit, pikërisht pranë një pike inertesh.

Bëhet me dijeni se drejtuesi i automjetit në ato momente ka qenë 25-vjeçari Ervis Xhelili, lindur dhe banues në Durrës, i cili tani po u nënshtrohet mjekimeve në spitalin Ushtrak të Tiranës dhe rezulton nën masën e arrestit nga policia për aksidentin e kryer.

Ndërkaq, dy të lënduarit e tjerë mësohet se janë 31-vjeçari Telat Zerba dhe 21-vjeçari Erion Kamberi, që të dy me banim në Durrës, ku ky i dyti figuron si i dëmtuar mjaft rëndë nga aksidenti i lartpërmendur.

Ndërkaq, policia ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet tashmë i janë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugor" të parashikuar nga neni 290 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE