Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Kapshtica çon në qeli tre trafikantë klandestinësh
English

Operacioni "Kapshtica" çon në qeli tre trafikantë klandestinësh

Tiranë, 10 nëntor NOA - Antitrafiqet e policisë së Tiranës organizuan dje një operacion të koduar "Kapshtica" i cili u finalizua me arrestimin e tre persona të akuzuar për " dhënies së ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufirit".

Kreshnik Dunga, 32-vjeç, Bilal Aliaj, 31-vjeç, dhe Bashkim Brahimi, 22-vjeç, banuesa në Kamëz të Tiranës u arrestuan dje pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 5 nëntor të këtij viti, ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në burg" në mungesë.

Burime nga policia thanë se tre personat dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin për qëllime përftimi, realizonin grumbullimin në Tiranë, të personave që kërkojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme për në drejtim të shtetit Grek.

Sipas policia më datë 23 shtator të këtij viti, në afërsi të sheshit "Rilindja" në Tiranë ata i kanë dhënë ndihmë për të kaluar kufirin shtatë personave kundrejt përfitimit monetar, i cili varionte nga 800 deri në 1500 euro për çdo shtetas, duke i transportuar me automjete këto të fundit, nga Tirana për në drejtim të qytetit të Korçës, me destinacion Greqinë.Â

Gjithashtu më datë 30 shtator të këtij viti, tre të arrestuarit kanë ndihmuar rreth 30 persona që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, nga fshati Bitinckë të rrethit Devoll me destinacion më pas Greqinë.

Po ashtu, dyshohet se më datë 7 tetor 2009, në afërsi të sheshit "Rilindja" në Tiranë, pasi kanë grumbulluar afro 30  në një automjet taksi tip-Fugon, janë nisur për në drejtim të qytetit të Korçës me destinacion shtetin helen.Â

k.k/NOA

KOMENTE