Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi takohet me ambasadorin e SHBA-së, Uithers
English

Presidenti Topi takohet me ambasadorin e SHBA-së, Uithers

Tiranë, 10 nëntor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uithers II, i cili shoqërohej nga Shefi i Çështjeve Politike-Ekonomike i Ambasadës, Pol Polete.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës politike në vend, konsolidimit të institucioneve të pavarura, forcimit të shtetit të së drejtës, rreth gjendjes së mediave në Shqipëri në përgjithësi si dhe problemeve të shfaqura kohët e fundit me lirinë e shtypit dhe të fjalës. Nga ana e tij Ambasadori Uithers, pasi ndau të njëjta mendime me presidentin shqiptar, theksoi edhe njëherë interesin e qeverisë amerikane për situatën dhe zhvillimet politike, ekonomike dhe të demokracisë në Shqipërinë duke e konsideruar vendin tonë si aleatin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

k.k/NOA

KOMENTE