Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, protestë në Korçë, Majko, Legisi e Milo: Të hapen kutitë
English

PS, protestë në Korçë, Majko, Legisi e Milo: Të hapen kutitë

Korçë, 10 nëntor NOA - Partia Socialiste po zhvillon protestën e radhës në qytetin e Korçës.

Deputeti i kësaj partie Pandeli Majko ka mbajtur një fjalim gjatë protestës ku u shpreh se Korça është shembulli i dialogut demokratik, por PS nuk mund të heshtë për këtë heshtje të qeverisë që s'mund të vazhdojë më kështu.

"Në 20 nëntor të gjithë në Tiranë, bashkë, që të ballafaqohemi me qeverinë më jo demokratike.

Kutitë e mbyllura simbol i aferave të korrupsionit, simbol i keqqeverisjes së Shqipërisë. Në kutitë e mbyllura njerëzit shohin shumë nga problemet e tyre.

Ne sot e ftojmë qeverinë e Berishës të bëhet anëtare e NATO-s, se me kuti të mbyllura nuk mund të jetë anëtare e NATOS. Të bindur, ne nuk do të lodhemi për kërkesat tona. Ky nuk është një dimër dosido, ky është dimri i vetmisë së madhe të Sali Berishës. 20 Nëntori fillimi i demonstrimit të madh të të gjithë shqiptarëve për hapjen e kutive" tha para qytetarëve të Korçës, Majko.

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Ndre Legisit i cili tha "ne jemi këtu për t'i thënë Berishës Metës e kujtdo se Shqipëria nuk mund të integrohet e ndarë, pa socialistët nuk mund të ketë integrim. Jam ndjerë keq lidhur me qëndrimin e socialistëve ndaj ish mikut tonë Ilir Meta, i cili ka ardhur disa herë këtu me mua për të kërkuar ardhjen e socialistëve në pushtet dhe rrëzimin e gërdecarit Sali Berisha.

Ne e krijuam LSI si një forcë të majtë për të larguar Berishën nga pushteti, nuk e krijuam për të mbajtur Berishën, trafiqet dhe korrupsionin e tij në pushtet".

Ndërsa Paskal Milo tha në fjalën e tij se hapja e kutive të votimit është një e drejtë e ligjshme e shqiptarëve.

"Të bashkohemi të gjithë bashkë më 20 nëntor në Tiranë që të ngremë zërin për lirinë e votës.

Nuk ka negociata me një qeveri që mund të kërkojë kompromise të dëmshme në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Thelbi i koalicionit e majta e bashkuar shqiptare.

Në radhë të parë ne duhet t'u drejtohemi atyre që vërtet na kanë votuar dhe janë gati të vijnë me ne deri në fund të kësaj beteje të vështirë. Do shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, t'i kërkojmë zgjedhjet e parakohshme. Vetëm përmes tyre do vijë zgjidhja politike. Të bashkuar do fitojmë, më 20 nëntor të gjithë në Tiranë" tha Milo.

k.k/NOA

KOMENTE