English

Taksat, USAID financon në Lezhë sistemin e ri të kompjuterizimit

Lezhë, 10 Nëntor NOA-Bashkia e Lezhës tashmë ka sistemin e ri të kompjuterizuar të taksave, përmes së cilës pritet të ulet niveli i korrupsionit apo gabimeve gjatë vjeljes së taksave.

Sistemi i ri i taksave mundëson një administrim më të efektshëm dhe më efikas të vjeljes së taksave dhe ofrimit të shërbimeve që do të rezultojnë në të ardhura më të mëdha nga taksat për bashkinë dhe në shërbime më të mira për qytetarët e Lezhës.

I mbështetur nga USAID, programi pritet të implementohet dhe në bashki të tjera të vendit si në Elbasan, Fier, Fushë-Krujë, Gramsh, Korçë, Kukës, Librazhd, Pogradec dhe Shkodër.

Mbështetja e USAID-it për kompjuterizimin e drejtorive të taksave në bashkitë partnere arrin vlerën e 36,700,000 Lekë.

m.i/NOA

KOMENTE