Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorët e 27 vendeve të BE: Në parim, pro kandidimit të Shqipërisë për anëtarësim
English

Ambasadorët e 27 vendeve të BE: Në parim, pro kandidimit të Shqipërisë për anëtarësim

Bruksel, 11 Nëntor NOA - Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, sot pasdite përmes një deklarate kanë lajmëruar se në parim, pranojnë kërkesën e Shqipërisë për të fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme, i thanë agjencisë NOA se Komisioni Evropian i ka hapur rrugë kërkesës së Tiranës zyrtare bërë

në muajin prill të këtij viti, pasi përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE kanë rënë parimisht dakord për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat.

Ndërkohë sot, gjatë konferencës për shtyp me z. Meta, Olli Rehn konfirmoi se Ambasadorët e COREPER-it të vendeve anëtare të BE kanë diskutuar tashmë mbi statusin e Shqipërisë dhe pritet shumë shpejt që Këshilli do t'i kërkojë Komisionit Evropian të përgatisë AVINE në nëntor për aplikimin e Shqipërisë për statusin kandidat.

Pyetjes se po pritet së shpejti mandati nga Këshilli për aplikimin për t'i dhënë një Avis nga Komisioni për aplikimin e Shqipërisë dhe nëse do të merret Komisioneri me aplikimin e Shqipërisë apo jo, z. Rehn iu përgjigj:

"Me sa kuptoj, vendet anëtare e kanë diskutuar këtë çështje në COREPER dhe ka një shans të mirë që vendimi teknik për t'i kërkuar Komisionit që të përgatisë AVIS do të merret nga Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë, në Nëntor. Ka një shans të mirë për këtë dhe unë do ta mirërprisja këtë sepse koha tashmë ka ardhur.

Ne do të fillojmë sipas proçedurave tona normale të përgatisim opinionin. Me këtë dua të them se unë nuk do ta përgatis këtë vetë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, prandaj sipas mendimit tim, kjo do të bëhet nga Komisioni i ardhshëm dhe sigurisht Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në Komisionin e ardhshëm është ai që do të ngarkohet për përgatitjen e opinionit mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE".

e.r/f.sh/NOA

KOMENTE