Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ç'fshihet pas takimit të sotëm mes Ali Ahmetit të BDI e Cërvenkovskit të LSDM?
English

Ç'fshihet pas takimit të sotëm mes Ali Ahmetit të BDI e Cërvenkovskit të LSDM?

Shkup, 11 nëntor, NOA - Analistët politikë shqiptarë theksojnë se takimi i sotëm mes Ahmetit dhe Cërvenkovskit shkon në funksion të socialdemokratëve maqedonas, që kanë hartuar një skenar të ngjajshëm me atë të vitit 2001.

Takimi i sotëm i paralajmëruar midis kryetarit të BDi-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski në Reçicë të Vogël, është vlerësuar si një inat i Ahmetit kundër partnerit të tij qeveritar, Nikolla Gruevski, por edhe një skenar i paqartë që do të dalë nga ky takim.

Analisti shqiptar, Jeton Shasivari thotë se ish-presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski po përgatitë skenare dhe strategji për tu kthyer në pushtet. Ai thotë takimi i paralajmëruar është në funksion të Cërvenkovskit.

"Njëri aspekt i strategjisë politike të ish- presidentit të Maqedonisë, Branko Crvenkovskit është që të ndryshohet emri i shtetit dhe këtë ai e kërkon ta bëjë përmes VMRO-DPMNE-së, ndërsa pas kësaj LSDM-ja pret që përmes zgjedhjeve të ardhshme të rikthehet në pushtet me një skenar të ngjashëm si të vitit 2001, ku pas Marrëveshjes së Ohrit u mbajtën zgjedhjet, kështu që kjo mendoj se është njëra nga idetë bazike e liderit të opozitës maqedonase. Ai do orvatet që të ndërtojë një bosht parlamentar rreth vetes përfshirë këtu ndonjë parti politike shqiptare", theksoi Shasivari.

Dhe ky takim sipas tij është në funksion të Cërvenkovskit dhe takime të tilla do të kenë edhe në të ardhmen.

"Në funksion të kësaj flasin edhe iniciativat e fundit të kësaj partie për formimin e Këshillit iniciativë dhe trupave tjera të ngjashme të cilat do të shërbejnë si alternativë e politikave të jashtme", theksoi analisti Shasivari.

Ndërkaq, analisti dhe profesori universitar, Osman Kadriu thotë se takimi mes Ahmetit dhe Cërvenkovskit nuk do të ketë rëndësi për çështjen shqiptare në Maqedoni, pasi sipas tij, lideri i opozitës maqedonase nuk do të jetë në predispozicion të flas për çështjet shqiptare.

"Nuk do të ketë ndryshime rrënjësore duke përfshirë çështjet më problematike dhe aktuale të shqiptarëve ne Maqedoni si rregullimi i statusin e ish- veteranëve të luftës, çështja e Sopotit, çështja e gjuhës, dhe shumë proceseve të montuara dhe problemeve në gjyqësi", theksoi Osmani

Sipas tij, këto takime janë të rregullta, janë takime që me siguri do të kenë edhe ndonjë rëndësi partiake, rreth bashkëpunimit por nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim diametralisht të ndryshëm rreth përcaktimeve kryesore programore.Â

NOA-INA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE