Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portieri i Gjermanisë vdes në rrethanat e dyshimta të një aksidenti hekurudhor
English

Portieri i Gjermanisë vdes në rrethanat e dyshimta të një aksidenti hekurudhor

Hanover, 11 nëntor, NOA - Një lajm i befasishëm mbi vdekjen e papritur dhe ende të pashpjegueshme mirë të portierit të Kombëtares Gjermane, Robert Enke, ka tronditur dhe futur në dyshime të gjithë sportdashësit gjermanë.

Lajmi i konfirmuar nga kryetari i klubit të Hanover 96, Martin Kind, i cili konfirmoi se ai ka mbetur i vdekur nga një aksident hekurudhor në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Deri tani nuk ka të dhëna konkrete për shkaqet e vdekjes së njërit prej portierëve më të mirë në Gjermani.

Por agjencitë e lajmeve citojnë disa burime policore sipas së cilave ekziston mundësia që Robert Enke të ketë bërë vetëvrasje.

Dyshimet e policisë kanë qenë për një vetvrasje nga depresioni të portierit 32 vjeçar të kombëtares gjermane, që militon prej shumë vitesh në një skuadër me kapitenin e kombëtares shqiptare Altin Lala.

Â

Robert Enke ka pasur para ca kohësh një infektim bakterial dhe për këtë shkak u detyrua të largohet nga futbolli për disa javë.

Për shkak të këtij infektimi nuk ka luajtur as në katër ndeshjet e fundit të kombëtares gjermane, por ai ishte një prej kandidatëve kryesorë për kampionatin e ardhshëm botëror, i cili vitin e ardhshëm mbahet në Afrikën e Jugut.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE