Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi niset drejt Parisit, i ftuar i veçantë në Forumin e Krans Montanës
English

Presidenti Topi niset drejt Parisit, i ftuar i veçantë në Forumin e Krans Montanës

Tiranë, 11 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar niset sot në mesditë për në Paris ku do të marrë pjesën në Forumin e radhës të Krans Montanës.

I caktuar të mbahet gjatë datave12-13 nëntor 2009 në pallatin e Asamblesë Kombëtare në kryeqytetin francez, ky forum ka si temë të tij këtë radhë "Bota pas G-20-s, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional".

Bëhet e ditur nga burime zyrtare të Presidencës se në një ndër seancat plenare të këtij forumi, kryetari i shtetit do të mbajë fjalën e tij të rastit si i ftuar i veçantë. Ndërkaq, konfirmohet se të ftuar të posaçëm në këtë forum së bashku me presidentin shqiptar Topi, do të jenë dhe princi Nikolaus fon Lihtenshtajn, ambasador në Belgjikë dhe Bashkimin Evropian, si dhe Ygete Labele, kryetare e Transparency International. Ndërsa forumi do të drejtohet nga kryetari dhe themeluesi i Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Karteron.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE