English

PS: Olldashi nervoz përballë të vërtetës që fsheh për tunelin e Kalimashit

Tiranë, 11 nëntor NOA - Pas deklaratës së ministrit të Transporteve i cili përshëndeti mbërritjen e deputetëve socialist në tunelin Rrëshen-Kalimash, ka reaguar Partia Socialiste.

"Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon t'i ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh" deklaroi sot zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj.

k.k/NOA

KOMENTE