Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shamku: Greva e urisë së studentëve në Kamëz, turpi i Sali Berishës
English

Shamku: Greva e urisë së studentëve në Kamëz, turpi i Sali Berishës

Tiranë, 11 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shmaku ka reaguar sot për grevën e studentëve në Kamëz duke u bërë apel Sali Berishës të mos heshtë.

"Në Universitetin Bujqësor sot gjendja është e rëndë. Sepse janë në gjendje shumë të rëndë disa vajza e djem që nuk quhen as Argita e as Shkëlzen.

Që nuk kanë baba Sali Berishën dhe nuk janë fëmijë të oborrit të tij familjar.

Por kjo nuk është kurrsesi një arsye që ata të dergjen, të sëmuren apo mos e dhëntë zoti të vdesin në një greve urie që është turpi i këtij pushteti dhe personalisht i Sali Berishës.

I cili nuk ka pasur deri sot veshë për të dëgjuar shqetësimin e tyre, pasi me vite të tëra i ka gënjyer me premtimet me të turpshme" deklaroi Shmaku.

"Sot Sali Berisha duhet të hapë gojën e t'u thotë atyre djemve e vajzave çfarë do të bëjë për të trajtuar logjikshëm shqetësimin e tyre, përpara se të jetë vonë.

Sot Sali Berisha duhet madje të kërkojë falje pse i la gjërat të vijnë deri këtu, përpara se të jetë vonë.

Përpara se të jetë vonë Sali Berisha duhet të vijë në vete dhe kuptojë se ai nuk mund të sillet si një njerk harbut me fëmijët e Shqipërisë që nuk quhen Argita apo Shkëlzen" përfundoi deputetja socialiste.

k.k/NOA

KOMENTE