Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
The Economist: Maqedonia, vend me imazh të varfër në Evropën Lindore
English

The Economist: Maqedonia, vend me imazh të varfër në Evropën Lindore

Shkup, 11 nëntor, NOA - Maqedonia është konsideruar si një nga vendet problematike dhe me një imazh të një vendi të varfër në Evropën Lindore, 20 vite pas rënies së Murit të Berlinit.

Kjo bëhet e ditur nga gazeta prestigjioze britanike "Economist", e cila shkruan se vendet e kësaj pjese të Evropës edhe më tutje ballafaqohem me probleme të mëdha. Kjo gazetë ka publikuar një raport ku vlerësohen vendet veç e veç në bazë të shkallës së Bruto Prodhimit të Përgjithshëm për banor. Lidhur me këtë, Maqedonia me 4.410 dollarë BPP radhitet në vendin e 15 nga 20 vendet e përfshira në analizë. Por, nën Maqedoninë, si vende të varfëra ngelen Moldavia me 1.510 dollarë BPP për kokë banori, Shqipëria me 3.450 dollarë, Bosnja 4080 dollarë, etj. Ndërsa si vende më të suksesshme dallohen Sllovenia e cila shkallën e BPP-së për kokë banori e ka 24.180 dollarë, ndërsa pas saj radhiten Çekia, Sllovakia, Estonia dhe Kroacia. Ish-Jugosllavia është marrë si shembull interesant që para vitit 1980 ka qenë një vend i pluralizmit dhe multietnicitetit, por tani ky rajon shërben si shembull tejet negativ.

NOA-INA

KOMENTE