Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anketa për zgjedhjet në Kosovë: PDK e para me 33%, ndërsa AAK rritje me 24%
English

Anketa për zgjedhjet në Kosovë: PDK e para me 33%, ndërsa AAK rritje me 24%

Shkup, 12 nëntor, NOA - Në një anketë të realizuar nga agjencia e re e profilizuar për hulumtime të opinionit publik "Mediars" dhe në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve INA nga Shkupi, qytetarët e Kosovës janë deklaruar se si do të votojnë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë.

Qytetarët në pyetjen se cilën parti do të votonin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit: 33 për qind janë deklaruar për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK); 24 për qind për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), 21 për qind për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), 14 për qind për koalicionin AKR-LDD dhe 8 për qind për partitë e tjera.

Ndërkohë në pyetjen se a do të dalin ose jo qytetarët në këto zgjedhje, 62,3 për qind janë deklaruar se do të dalin në zgjedhje, ndërsa 37,7 për qind janë shprehur se nuk do të dalin në zgjedhje.

Në pyetjen se cilat janë problemet kryesore që preokupojnë qytetarin e Kosovës: 61 për qind janë deklaruar për papunësinë, 23 për qind korrupsioni, 10 për qind problemet infrastrukturore, 4 për qind siguria dhe 2 për qind probleme të natyrave tjera.

Anketa telefonike është realizuar nga data 5 nëntor deri më 9 nëntor dhe në të kanë marrë pjesë 1000 qytetarë nga gjitha viset e Republikës së Kosovës.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë për ndryshime të theksuara në skenën politike në Kosovë, katër ditë përpara se 1.563.741 qytetarë me të drejt vote t'iu drejtohen kutive të votimit.

NOA-INA

KOMENTE