Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalimtari i pret rrugën makinës ndërsa vinte te mbikalimi, mbetet i goditur për vdekje
English

Kalimtari i pret rrugën makinës ndërsa vinte te mbikalimi, mbetet i goditur për vdekje

Durrës, 12 nëntor, NOA - Donte të kalonte për te mbikalimi për këmbësorë i rrugës dhe ndërsa kërkonte t'u shpëtonte me vrap makinave, ka gjetur vdekjen prej tyre.

Ngjarja fatale i ka ndodhur 74-vjeçarit Rasim Istrefi, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë dhe sipas konfirmimit të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, vendi i saj ka qenë i ashtuquajturi "Mbikalim i Fllakës" në rrugën automobilistike Tiranë-Durrës.

Bëhet me dijeni ndër të tjera edhe fakti se i aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për t'iu dhënë ndihma mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë dot si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti fatal.

Ndërkaq, forcat policore kanë nisur procedimi penal ndaj drejtuesit të automjetit që e shkaktoi atë, 43-vjeçarit Sokol Dedndreja, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se në momentin e aksidentit të lartpërmendur, ai ishte duke drejtuar mjetin Volzvagen DR 6978 E.

Nga veprimet hetimore të drejtuara nga prokuroria e Durrësit, ka rezultuar se viktima i ka prerë rrugën automjetit të drejtuar nga Dedndreaj.

Ndërkaq, materialet për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE