English

Kritika mbi defiçitin e lartë buxhetor, Greqia llogari para Komisionit Evropian

Athinë, 12 nëntor, NOA - Ekonomia greke hyn sërish në situatën e mbikqyrjes së treguesve të saj ekonomikë dhe sidomos kontrollit të normës së defiçitit nga Komisioni Evropian.

Pasi është bërë problem edhe njëherë para disa vitesh mbi raportimin e gabuar të shifrave të këtin treguesi ekonomik nga autoritetet vendase, Greqia po kritikohet sërish nga ekspertët evropianë për moskontroll të treguesve ekonomikë.

Sipas komisionerit evropian për Financat, Joakim Almunia, vendimi i mbikëqyrjes së ecurisë së ekonomisë greke u mor nga BE pasi gjatë muajve të mëparshëm autoritetet greke nuk paskan bërë punë efiçente për uljen e normës së defiçitit buxhetor.

Almunia theksoi se autoritetet greke duhet të bëjnë përpjekje ambicioze për të reformuar ekonominë, por edhe institucionet.

Kjo do të thotë që tani qeveria greke do të jetë e detyruar që përveç buxhetit, t'i paraqesë Komisionit Evropian edhe programin e ri të stabilitetit.

Nga ana e tij, ministri grek i Financave shpresonte që vendit të tij t'i jepej një shtyrje në afatin e vendosur prej Komisionit për reduktimin e defiçitit buxhetor, por kjo nuk ka ndodhur,

"Ekonomia greke ka nevojë për reforma të guximshme ndryshimesh strukturore, i duhet një strategji tepër ambicioze dhe e qëndrueshme e përmirësimit financiar dhe reforma institucionale me rëndësi të veçantë. Nëse nuk bëhen këto reforma, mungesa e ekuilibrit financiar do të përkeqësohet edhe më, çka nuk garanton të ardhmen e ekonomisë greke", u shpreh përfaqësuesi i lartë evropian lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE