English

Policia e Tiranës vazhdon aksionin ndaj shoferëve debitorë

Tiranë, 12 nëntor NOA - Policia e Tiranës vazhdon ende aksionin e saj kundër shoferëve debitorë dhe shkelësve të qarkullimit rrugor.

Nga shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arkëtuan nga posta Shqiptare 524 masa administrative të likuiduara nga drejtuesit e mjeteve. "Theksojmë se, shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës" deklaroi sot policia e kryeqytetit.

k.k/NOA
KOMENTE