Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcat e Interpolit arrestojnë në Belgjikë Ismet Boriçin, i kërkuar në Shqipëri për vrasje
English

Forcat e Interpolit arrestojnë në Belgjikë Ismet Boriçin, i kërkuar në Shqipëri për vrasje

Bruksel, 13 nëntor, NOA - Akuzohet për vrasjen e një personi para gjashtë viteve në Shqipëri duke figuruar si një person i shpallur në kërkim, ndërsa është mundur të arrestohet në Bruksel nga forcat belge të Interpolit.

Fjala është për 33-vjeçarin nga Fieri, Ismet Boriçi, për të cilin zyra e Interpolit të Tiranës bën me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ndaj tij po përgatitet tashmë akti i ekstradimit drejt vendit tonë, për të mundësuar këtu gjykimin ndaj tij.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Durrësit me një vendim të datës 19.02.2004, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 79/e, dhe 25 të Kodit Penal.

Burimet policore konfirmojnë se ai në bashkëpunim me Platon Pepën si dhe vëllezërit Fredi dhe Sokol Aliaj kanë rrëmbyer, keqtrajtuar dhe vrarë në Durrës Robert Mitron. n.e/NOA

KOMENTE