Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jazz Festival në Prishtinë, evenimenti që mblodhi kompozitorë nga gjithë bota
English

Jazz Festival në Prishtinë, evenimenti që mblodhi kompozitorë nga gjithë bota

Nga Milena SelimiÂ

Prishtinë, 13 nëntor, NOA - Një festival jazz-i cilësor dhe i rëndësishëm edhe për Prishtinën.

Nga data 1 nëntor ka nisur në kryeqytetin e shtetit më të ri evropian, Jazz Festival Prishtina, një eveniment i rëndësishëm që solli instrumentistë, këngëtarë dhe mkompozitorë të kësaj rryme nga Holanda, Belgjika, USA, Franca, Kanadaja, etj.

Ndwrsa nw një koncert special për publikun artdashës të muzikës jazz sonte në mbrëmje, në Teatrin Oda, do të mund të shijoni Eda Zari & Friends, në formacionin e përbërë nga Eda Zari, Ilir Bajri, Visar Kuqi, Nesim Maxhuni.

"Jemi krenarw dhe tw lumtur që kemi arritur në pikën e planifikuar qysh nga edicioni i parë i Prishtina Jazz Festivalit, atëherw u zotuam që me çdo kusht të organizojmë 5 edicione me radhë të festivalit tonë duke besuar se vetëm në këtë mënyrë do të argumentonim dy qëllime tonat - që një jazz festival kualitativ mund të organizohet në Kosovë dhe që të vërtetohet se ekziston nevoja për një festival të këtillë", shprehet drejtori i këtij festivali, Ilir Bajri.

Eda Zari është këngëtare, producente, kompozitore nga Shqipëria, e cila ka realizuar tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jaz, Pop-Soul dhe Uorld Musik, ku nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur ndërkombëtarë, midis tyre kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern (L.A), superstari nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës së ("Një nga Tarabuka perkusionist më virtuozë që mund të ndodhet në këtë planet" shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentët Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, etj.

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale International Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë Klasik me JAZZ -Blues), International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal perfoming), NRU Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar UDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).

Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavionin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records në Köln dhe Dinastine Lela.

Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shume institucioneve dhe organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifite (ndër të tjerash) për fëmijët Jetim, për te sëmuret H.I.V.positiv dhe koncerte të tjera të këtij karakteri. Aktualisht artistja ndodhet në nisje të Turneut Eda Zari 2003 "Statement" ne Evrope, dhe Afrikën e Veriut...

KOMENTE