Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Keqtrajtohen nga prindërit, dy shoqe zhduken nga banesat e tyre në Tiranë
English

Keqtrajtohen nga prindërit, dy shoqe zhduken nga banesat e tyre në Tiranë

Tiranë, 13 Nëntor NOA - Dy vajza, shoqe mes tyre, nuk e kanë duruar dot më dhunën fizike dhe psikologjike që sikundër kanë pohuar, hasnin nga prindërit e tyre, ndaj kanë vendosur të largohen pa lënë gjurmë.

Historia ka prekur familjet e kryefamiljarëve S.J 41 vjeç dhe M. XH., 52 vjeç, që të dy me banim në Kamëz.

Dy burrat kanë shkuar në policinë e Komisariatit nr 5 dhe kanë denoncuar se vajzat e tyre, përkatësisht F.J 15 vjeçe dhe A. A., 14 vjeçe, janë zhdukur prej dy ditësh në drejtim të paditur dhe asgjë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Burime policore që i konfirmuan lajmin agjencisë NOA, pohuan se për këto dy kallëzime nga dy baballarë të ndryshëm, nisi një hetim intensiv dhe sot është mundësuar gjetja e të dy vajzave.

Adoleshentet, kanë pranuar që të tregojnë për policinë, arsyen e zhdukjes së tyre. Ato kanë deklaruar se janë larguar nga banesat, pasi janë keqtrajtuar nga prindërit e tyre.

Nisur nga ky deklarim i të miturave, policia tha se u bë shoqërimi në Komisariat i prindërve të këtyre vajzave, S.J 41 vjeç dhe M. XH., 52 vjeç.

Ndërkohë, duke vlerësuar si shqetësuese gjendjen e dy të miturave, F.J 15 vjeçe dhe A. A., 14 vjeçe, u plotësua urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje ndaj tyre, në bazë të ligjit nr.9669, dt.18.12.2006, për "dhunën në Familje", kurse materialet hetimore, policia tha se do t'i kalojnë Gjykatës, për veprime të mëtejshme.

e.l/NOA

KOMENTE