Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Myzeqeja 2009 , kapet i kërkuari për vjedhje. Në makinë i gjendet dhe drogë
English

Operacioni "Myzeqeja 2009", kapet i kërkuari për vjedhje. Në makinë i gjendet dhe drogë

Vlorë, 13 nëntor, NOA - Organizonte dhe drejtonte një grup kriminal, i cili për një kohë të gjatë ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal në rrethet Fier, Lushnjë dhe Kuçovë për vjedhjen e lokaleve, banesave dhe automjeteve.

Ky ka qenë aktiviteti i 19-vjeçarit Fatmir Marra, lindur në Berat dhe banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim nga forcat policore dhe ka arritur të kapet në flagrancë prej tyre në sajë të operacionit të koduar "Myzeqeja 2009".

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kapja e tij është mundësuar në qytetin e Vlorës e në ngarkim të tij, por dhe dy bashkëpunëtorëve të cilëve nuk u bëhet me dijeni emri, janë të dokumentuara ligjërisht veprat penale të vjedhjes së 2 lokaleve, 2 banesave su dhe 2 automjeteve.

Ndërkaq, forcat policore shtojnë se në momentin e kapjes së të kërkuarit, brenda në bagazhin e makinës iu gjet një levë metalike, një gur fresibël, një valixhe me vegla pune (si prerëse hekuri dhe tubash metalikë, kaçavida të madhësive të ndryshme, çelësa mekaniku, çelësa dyersh e makinash), një palë doreza, një thikë si edhe një sasi prej 1 gram e dyshuar si lëndë narkotike, që të gjitha mjete që përdoreshin për të realizuar vjedhjet e ndryshme.

Për të gjitha këto ngjarje, policia ka nisur procedimin penal për veprat penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e narkotikëve", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta", vepra penale të parashikuara nga nenet 134/2 e 25, 283 dhe 279 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE