Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia shqiptare vendos t'i dorëzojë SHBA-ve, një 56-vjeçar të akuzuar për trafik droge
English

Policia shqiptare vendos t'i dorëzojë SHBA-ve, një 56-vjeçar të akuzuar për trafik droge

Tiranë, 13 Nëntor NOA - Policia shqiptare deklaroi se ka vendosur që t'i dorëzojë drejtësisë amerikane, një 56-vjeçar të akuzuar për trafik droge i cili u kap pranë stadiumit kombëtar në Tiranë, në orën 20.00 të ditës së djeshme.

Gazmir Gjoka, 56 vjeç, lindur në Tiranë me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u arrestua nga Sektori Kundër Krimit

të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Autoritetet shqiptare pohuan se kapja e 56-vjeçarit Gjoka, në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa", arritur në sajë të një operacioni të mirëorganizuar u bë pasi ai ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj tij, autoritetet e Interpol Uashington në SHBA kanë shpallur kërkimin ndërkombëtar, për "Shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike". Ndërkohë, në ngarkim të Gjokës, autoritetet në shtetin New Jersey më datë 12 mars 2009, kanë vendosur masën e sigurisë në mungesë me "Arrest në burg" për veprën penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike".

"I kërkuari do t'i dorëzohet për qëllim ekstradimi autoriteteve të New Jersey në SHBA, për në drejtim të vendit të vuajtjes së dënimit", - konfirmoi policia shqiptare.

e.r/NOA

KOMENTE