English

Teprica resh

"A ka pritur ndokush që atmosfera e mosbesimit që për gjysmë shekulli ka grumbulluar retë gri në "qiellin e ndarë" të dy fqinjëve, të jetë tretur"

Nga Stavri Xhima*

Dy marrëveshjet më të rëndësishme që janë nënshkruar vitet e fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë, kanë mbetur pezull.

Njëra lidhet me kufirin detar mes dy vendeve dhe tjetra, me varrezat e ushtarëve grekë që kanë vdekur në vitin 1940 në luftën italo-greke. Ato janë nënshkruar nga qeveritë e Karamanlisit dhe Berishës, por nuk janë ratifikuar ende nga Parlamenti shqiptar. Nisur nga fakti se nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë në mënyrë formale, ka të ngjarë që në vend të zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura, të shndërrohen në pika fërkimi, në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Edhe parlamenti grek natyrisht ende ka ratifikuar marrëveshjet, por në Shqipëri ato kanë mbetur pezull, dhe sidomos ajo për kufirin detar, është objekt konfliktesh të ashpra partiake, një zhvillim që nuk e ka lënë indiferente Athinën.

Opozita socialiste dhe aleatët e saj kanë shprehur dyshimin se grekët vodhën përmes vijës kufitare detare dhe i bënë thirrje Gjykatës Kushtetuese të shprehet kundër marrëveshjes.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e sistemit politik dhe elitës intelektuale konsideron se prania e varrezave në Këlcyrë dhe Vularat, tregon aspiratat greke në Shqipëri, duke u pozicionuar kështu, kundër marrëveshjes.

Në të njëjtën gjatësi vale, ndodhen edhe disa media në Tiranë, të cilat po furnizojnë opinionin publik me skenarë konspiracioni grek.

A ka pritur ndokush që atmosfera e mosbesimit që për gjysmë shekulli ka grumbulluar retë gri në "qiellin e ndarë" të dy fqinjëve, të jetë tretur. E vërteta është se pas rënies së regjimit të diktatorit Enver Hoxha në të dy anët e kufirit ndodhën gjëra që i shtynë marrëdhëniet shqiptaro-greke në prag të humnerës.

Qarqe nacionaliste ekstreme greke dhe udhëheqës të lartë të tyre, me tone të forta patriotike, disa prej të cilëve, aktualisht mbajnë poste të rëndësishme në jetën politike, aspirojnë të ndryshojnë statusin e kufijve duke irrituar dhe ushqyer nacionalistët shqiptarë.

Kjo solli dëmtimin e minoritetit grek, duke çuar në spastrimin etnik në jug nga nacionalistët shqiptarë, të cilët shfrytëzuan kështu më së miri, gabimet e Athinës.

Duket se tabutë ende nuk janë kapërcyer pavarësish faktit se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe të gjitha pretendimet historike kanë humbur kuptimin e tyre, ndërsa shpresojmë që në të ardhmen e afërt, të dy fqinjët të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe kufiri do të bjerë. E keqja është se paragjykimet e fjetura dhe frika kombëtare shpërthejnë me lehtësinë më të madhe, veçanërisht në Shqipëri, nga parti dhe politikanë, për konsum të brendshëm, zhvillim që mbi të gjitha, demonstron imazhin e vendit në Evropë.

(*) Publikuar sot datë 13 nëntor 2009 në të përditshmen greke, "Kathimerini"

KOMENTE